Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje. Ai po ashtu thotë se për shkak të mbijetesës së Qeverisë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez.
Ai ka thënë se ri-konfigurimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime.
Deputeti socialdemokrat Damir Shehoviq e pyeti Abazoviqin nëse do të jepte dorëheqje, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi.
I pari i qeverisë malazeze iu përgjigj Shehoviqit se ai nuk do të jap dorëheqje. “Nuk do të jap dorëheqje. Do të udhëheq qeverinë evropiane deri në momentin që parlamenti të vendosë të kundërtën pa tension”, tha kryeministri.
Ai tha se nuk e ka problem që mandati i tij të jetë më i shkurtri në historinë e qeverive malazeze.
“Tashmë kam hequr dorë nga një karrige për të ndihmuar rrugën evropiane të Malit të Zi”, u përgjigj Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.