Mandatari për formimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas përfundimit të zgjedhjeve në dy qytetet Ulqin dhe në Beranë.
Abazoviq në lidhje me formimin e qeverisë theksoi se do të formohet së shpejti.
“Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare, mandatari është i gatshëm, do ta kemi qeverinë pro-evropiane”, ka thënë Abazoviq.
Ai me tej ka folur edhe për mbarëvajtjen e votimit, i cili ka thënë se gjithçka ka shkuar në rregull.
“Çdo gjë ka shkuar në rregull, pres të dalim fitues, besoj se ka ardhur koha për një administratë të re në Ulqin. Atmosfera ka qenë e qetë. Omer Bajraktari pritet të jetë kryetari i ri dhe do të jetë i hapur për të gjithë”, ka thënë Abazoviq për Klan Kosova.
Abazoviq u pyet , se a do të ketë ministër në qeverinë e tij nga Ulqini?
“Besoj se mund të ketë, na duhen njerëz profesionistë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.