Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, vepër e cila është e dënueshme sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.
Siç thonë nga Prokuroria, dy 30-vjeçarët dhe një 32-vjeçar, të tre nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.
“Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J. F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.