Policia e Maqedonisë së Veriut përfundoi me kontrollet në aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB-ja.
Nga ky dikaster theksuan se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.
Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u dërgua kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.
Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë u morën masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.
Këto ditë, cak i alarmeve për bomba, përveç shkollave, janë edhe institucionet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera, shkruan AlsatM.
Ditën e djeshme u regjistruan 49 alarme për bomba, për të cilat policia, pas kontrolleve, theksoi se ishin të rreme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.