×
  • Lajme
  • Rajon

    Arrestohet komandanti i policisë së Novi Sadit, kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 12:43

    Komandanti i policisë në Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiq, është arrestuar mbrëmë me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar.

    Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raportojnë mediat serbe.

    Fjala është për gjeneralin që në opinion njihet për shkak të protestave të korrikut të vitit 2020, kur policia përdori dhunë të tepruar me qëllim që të shpërndajë turmën e demonstruesve.

    Kështu, disa qytetarë e fajësuan atë për brutalitet policor.

    Ndërsa, politikanët e opozitës, si lideri i Dverit, Boshko Obradoviq, e quanin atë kumbarin e biznesmenit kontrovers, Zvonko Veselinoviq nga Kosova, menjëherë pasi ai u emërua në krye të Departamentit të Policisë së Novi Sadit, njerëzit e afërt me qeverinë pretenduan se ai ishte një njeri që do të qetësonte situatën në atë qytet.

    Përveç tij janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, kanë thënë për Tanjug nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!