×
  • Lajme
  • Rajon

    Autori i masakrës në Mal të Zi kishte të kaluar kriminale, i shkoi kolegut në shtëpi dhe e bëri për spital

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 9:43

    Autori i masakrës së Cetinjës, Vuk Boriloviç, nuk është pa të kaluar kriminale, njofton Drejtoria e Policisë.

    Përkundrazi, sipas informacioneve të Pobjedës, Boriloviq ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator, raporton media malazeze CDM.

    Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë.

    Lagator ka raportuar, dhe Boriloviç u shoqërua në polici dhe në korrik të këtij viti, për shkak të sjelljes së dhunshme, u vendos në arrest shtëpie.

    Ai apeloi vendimin, i cili nuk ishte i formës së prerë. Por akoma nga Departamenti i Sigurisë në Cetinje, si dhe Drejtorinë e Policisë nuk ka informacione të sakta për të kaluarën e vrasësit të 10 personave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!