Sot në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje ka treguar se sa është përqindja e qytetarëve që kanë dal për të votuar deri në ora 11.

Sipas KSHZ-së deri në orën 11:00 fluksi i daljes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre ka qenë rreth 14 përqind.

Reklamë

Nga KSHZ-së thonë se ka filluar të marr hov më të madhe dalja e votuesve dhe ky numër pritet të rritet edhe gjatë orëve në vazhdim, kryesisht deri në orën 19:00.