Vladimir Bilçik, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, tha se se pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Abazoviq, Malit të Zi i duhet një “qeveri vërtet pro-evropiane”.
Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’iu japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, transmeton Reporteri.net.
“Mali i Zi mund të bashkohet me BE-në kur zgjidh me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme. Ne jemi gati të ndihmojmë,” shkroi Bilçik.
After last night’s vote of no-confidence Montenegro needs a genuinely pro-🇪🇺 government that can prioritize strategic EU reforms over narrow political interests. Montenegro can join the EU when it manages successfully some hard domestic political tasks. We stand ready to help🇪🇺🇲🇪
— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 20, 2022
Kuvendi i Malit të Zi i ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit, pas dymbëdhjetë orë diskutimi.
Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq dhe një pjesë e partive të mazhorancës qeverisëse për shkak të, siç kanë thënë, ndalimit të Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe duke rritur tensionet në shoqëri.
36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.
Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.
Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.