Anëtari i Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik ka kritikuar deklaratat e ministri serb, Aleksandër Vulin, i cili të hënën në Moskë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i quajti “histeri” sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë.
Vulin duke theksuar edhe një herë refuzimin e Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, deklaroi se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk ka qenë pjesë e histerisë anti-ruse”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Bliçik në reagimin e tij ka shkruar se me këto deklarata ministri serb ka përçuar mesazhe anti-evropiane.
Ai thotë se çdo përparim në rrugën evropiane të Serbisë mund të bazohet vetëm në angazhimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm ndaj parimeve, vlerave dhe politikave evropiane.
“Kur një anëtar i qeverisë serbe dërgon mesazhe anti-BE gjatë një vizite zyrtare në Moskë, të gjithë në Evropë e kanë për bazë. Çdo përparim në rrugën evropiane të Serbisë mund të bazohet vetëm në angazhimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm ndaj parimeve, vlerave dhe politikave evropiane”, shkruan ai.