×
  • Lajme
  • Rajon

    Burri masakron me thikë ish-gruan pasi ajo u lidh me shokun e tij të ngushtë

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 18:45

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë, pasi një burrë në moshën 54-vjeçare ka masakruar me thikë ish-gruan e tij 48-vjeçare në zonën e Peristerasit, duke e lënë të vdekur.

    Kjo e fundit ishte nënë e katër fëmijëve të moshës 25-vjeç, 22-vjeç dhe dy vajza binjake të moshës 18 -vjeç.

    Si ndodhi ngjarja?

    Mediat greke bëjnë me dije se çifti ishte divorcuar disa muaj më parë dhe 48-vjeçarja qëndronte përkohësisht në një banesë që kishte marrë me qira.

    Ndërkohë 54-vjeçari pasi ka zbuluar se ku jeton, ka shkuar ta takojë për të biseduar, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

    Për këtë shkak të dy kanë nisur të debatojnë e më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.

    Më pas burri ka hipur në një shkëmb në tentativë për të vrarë veten por që është ndaluar nga policia.

    Mediat greke kanë mundur që të marrin disa dëshmi të të afërmve të viktimës dhe autorit. Një kushëri i vrasësit, shprehet se 54-vjeçari dhe 48-vjeçari ishin të divorcuar prej disa kohësh, por së fundmi autori mësoi se ish-gruaja kishte lidhje intime me shokun e tij më të ngushtë.

    “Dje kushëriri im mësoi se Nektaria ishte në një lidhje me shokun e tij të ngushtë prej disa vite. Në fakt, ai ka parë një foto që kishte hedhur miku i tij me ish-bashkëshorten në rrjetet sociale. Kjo ndoshta e ka inatosur dhe ka bërë atë që ka bërë”, ka theksuar kushëriri i autorit, por megjithatë nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

    Sakaq në mediat greke shkruhet se mes çiftit kishte mosmarrëveshje prej kohësh dhe se disa herë autori kishte deklaruar se do ta vriste ish gruan e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!