×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e tij: Është i helmuar, ka mbetur i palëvizshëm

    Reporteri
    04 Janar 2024 | 21:52

    Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka marrë lëndime të rënda nga rrahja që i është bërë nga BIA serbe, për shkak se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari. E bija e tij, Klara Sanduloviq ka rrëfyer për gjendjen e të atit për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija”.

    Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e BIA-s të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

    Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviq është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviq.

    “Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviq, transmeton Express.

    “Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe ate informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviq.

    Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

    Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar tashmë një herë, dy vjet më parë.

    Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviq u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviqit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, vijon raportimin mediumi kroat.

    Pamjet:

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!