×
  • Lajme
  • Rajon

    Darka për “Ballkanin e Hapur”, Krivokapiq: I mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 23:35

    Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se është kënaqësi për të që të merrte pjesë në darkën që është organizuar për liderët e shteteve pjesëmarrëse në nismën “Ballkani i Hapur”.

    Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se i mbështet të gjitha iniciativat që janë në dobi të rajonit.

    “Edhe pse si kryeministër i Malit të Zi në darkë jam vetëm si i ftuar, i mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale, veçanërisht kur ato vijnë nga miqtë dhe fqinjët tanë siç janë Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kjo me qëllim të rajonit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Krivokapiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!