Deputetët e Partisë Demokratike të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar që përmes një rezolute t’i jepet fund nismës së Ballkanit të Hapur.
Kjo pasi që sipas tyre bie në kundërshtim me interesin kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe angazhimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
‘Duke marrë parasysh nënshkrimin e nismën për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në këtë nismë në krah të Republikës së Serbisë e cila ende nuk njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës, dhe e konsideron Kosovën ende si pjesë përbërëse të saj në Preambulën e Kushtetues së Serbisë”, thuhet në rezolutën e propozuar nga PD në Shqipëri.
Në kërkesën e tyre, drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për debat parlamentar pas agresionit rus në Ukrainë deputetët kanë kërkuar gjithashtu që të merren masa për të parandaluar çdo përpjekje të Serbisë dhe Rusisë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor.
‘Ballkani i Hapur’ apo ‘Open Ballkan’ është nismë e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Kallxo.com.
Përmes kësaj nisme ata synojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe lehtësira të tjera.
Një nismë e tillë nuk është përkrahur nga Republika e Kosovës dhe opozita në Shqipëri duke e quajtur të rrezikshme dhe si përmbushje e dëshirave të Serbisë.