Disa javë më parë në Universitetin e Tetovës ka ndodhur një përplasje mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe një studenti, madje në lidhje me këtë tashmë është publikuar edhe një video incizim.
Në këtë video dëgjohet se Mehmedi debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla.
Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat.
“Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit.
Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.