×
  • Lajme
  • Rajon

    “Dola presidenti më budalla në botë”, për çka e ka fjalën Vuçiq

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 11:01
    Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ende i vjen keq që mori vendimin që Serbia të braktiste minierat e litiumit dhe se ai “doli të ishte presidenti më budalla në botë”, shkruan N1.

    Vuçiq e tha këtë duke komentuar protestën e aktivistëve mjedisorë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, se qeveria nuk ka marrë asnjë vendim, por gjithçka ka vendosur vetë.

    Qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga planet e saj për të ndërtuar një minierë masive të litiumit pas disa javësh protestash qytetare për shkak të ndikimin mjedisor të këtij projekti që llogaritej të arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarësh.

    Miniera e litiumit, e cila parashikohej të ishte një nga më të mëdhatë në botë, u pa si një mënyrë për të kapitalizuar kërkesën globale në rritje për elementin që përdoret gjerësisht në bateritë që shfrytëzohen për pajisje elektronike dhe automjete elektrike. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!