×
  • Lajme
  • Rajon

    Dyshohet për bombë në objektin e parlamentit të Serbisë

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 23:52

    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se sonte rreth orës 20:47 është raportuar se në objektin e Parlamentit të Serbisë është vendosur një bombë.

    Siç raportojnë mediat serbe, ekipet e deminimit tashmë kanë shkuar në vendngjarje dhe se po kryejnë kontrolle.

    Ndryshe, në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, mjete piroteknike, e pati edhe tym.

    Brenda objektit Kuvendit të Serbisë u panë edhe autoambulanca, si dhe zjarrfikësit.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, njoftoi sot se tre deputete u lënduan, njëra prej të cilave ishte shtatzënë.

    Kaosi në Kuvendin e Serbisë, tri deputete të lënduara – momenti kur njëra nga to goditet në kokë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!