×
  • Lajme
  • Rajon

    Erdogan shërohet nga koronavirusi, por jo edhe bashkëshortja e presidentit turk

    Reporteri
    10 Shkurt 2022 | 22:37

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili doli të shtunën pozitiv për COVID-19, është shëruar dhe ka rezultuar negativ për virusin.

    I pari i shtetit turk nuk ka më simptoma dhe në dy ditët e fundit testi PCR i ka rezultuar negativ.

    “Falë Zotit, testet që kemi bërë këto dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëllezërit dhe motrat e mia që na mbështetën me lutjet dhe mesazhet e tyre të bukura nga i gjithë vendi dhe bota gjatë këtij procesi”, shkroi Erdogan në Twitter.

    Zonja e Parë e Turqisë, Emina Erdogan, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, ka ende simptoma të lehta.

    Erdogan, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 68-të në fund të muajit, mori dozën e tretë të vaksinës antivirale në qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!