I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pas bisedave me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është siguruar se ai është i përkushtuar tërësisht për stabilitet rajonal.
Duke folur për Euronews Serbia, Escobar ka thënë se është e nevojshme që të shfrytëzohet kjo gjendje gatishmërie e pozitiviteti, që sipas tij, ekziston te të dyja palët.
Ai ka thënë gjithashtu se ka shumë njerëz që janë të shqetësuar lidhur me orientimin e Serbisë, por ka shprehur bindjen e tij se Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Vërtet besoj dhe shpresoj që aspiratat e Serbisë janë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe të mos kemi nevojë të flasim për ndarje në Ballkanin Perëndimor. Pasi që kam biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mund të them se ai është plotësisht i përkushtuar për stabilitet rajonal dhe nuk do dhunë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë vullnet të mirë dhe vullnetin e e mirë të palës tjetër, Kosovës dhe shpresoj se liderët në rajon do të dëgjojnë se çfarë ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar, transmeton Express.
Këto deklarata, Escobar i ka bërë në margjinat e Forumit të Bledit që po mbahet në Slloveni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.