Kandidati i BDI-së dhe kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari ka shpallur fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë.
“Të gjithë ju që jeni pasuria ime e veçantë, të dashur vëllezër dhe motra, të dashur mërgimtarë. Unë sot vetëm se zotohem se do të vazhdojë të ju dua vetëm me punë, ju jeni fitorja, ju dua më shumë se fitoren që ma falët ju. Nesër filloj me detyrën e re, kryetari i Komunës së Kërçovës. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë familjeve të juaja”, tha Dehari, njofton Portalb.mk.
Gjatë festës në Kërçovë, mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Dehari në Kërçovë kishte kundërkandidat, Aleksandar Jovanovskin e VMRO-DPMNE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.