×
  • Lajme
  • Rajon

    “Fluturojnë” tjegullat e çative të shtëpive në një zonë të Kroacisë nga stuhia e fortë

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 19:42

    Një zonë e gjerë e Benkovcit në Kroaci u godit nga një stuhi e fortë pak para mesditës së sotme.

    Më së keqi ishte një vendbanim i ri në Miranje, ku era barti gjithçka përballë saj, raporton HRT.

    Një nga banorët tha se stuhia ka ardhur nga deti dhe ka shtyrë kontejnerët e ndërmarrjes komunale, por ka dëmtuar edhe ndërtesa banimi.

    “Dëmi është i madh, në vendin tim dhe në pesëmbëdhjetë ndërtesa të tjera. Ngriti përpjetë çati dhe tjegulla”, tha ai për HRT.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!