Koalicioni i ‘Crno na Belo’ e Dritan Abazovic dhe Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi kanë dalë me propozim të ri-formatizimit të qeverisë së Malit të Zi.
Abazovic ia bërë thirrje të gjitha partive malazeze, përjashto ata që thirrën sot mocionin e votëbesimit për qeverinë e tij, partia e presidentit malazias Djukanovic DPS, partisë liberale, socialdemokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Nga partia pro-serbe Fronti Demokratik Andrija Mandic në Kuvend e Malit të Zi që ka rifilluar punën tregoi se kanë marrë propozimin e riformatizimit dhe u pajtua me të duke njoftuar se e mbështesin me 20 deputetët e partisë së tij.
https://reporteri.net/lajme/rajon/live-seanca-per-rrezimin-e-qeverise-rinis-pas-pauzes-disa-oreshe-abazoviq-me-plan-per-riformatimin-e-qeverise-se-malit-te-zi/
“Ky dokument përmban edhe gjëra që s’na pëlqejnë. Por sa i përket FD’së, deputetët tanë janë të gatshëm dhe munden ta nënshkruajnë menjëherë. Do t’i keni nënshrkimet tona, qëndrojmë fuqishëm rreth marrëveshjes së 30 gushtit”.
Deputeti i partisë Demokrata Momo Koprivica njoftoi se ky dokument, më shumë një pamflet e cilësoi, është i papranueshëm.