Gazetari i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq ka thënë se nuk ka prova që ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, janë “lobistë serbë”.
Mujanoviq ka shkruar në Twitter se ajo që dihet është se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq “e ka përmbytur Washingtonin me para”
“Raportimet se Ric Grenell dhe i dërguari i SHBA-së për zgjedhjet në BeH, Matthew Palmer janë “lobistë serbë”: ajo që është publikuar në shtypin rajonal nuk është, në vetvete, provë. Por është rasti dhe i njohur gjerësisht “në industri” që regjimi i Vuçiqit e ka përmbytur Washingtonin me para”, ka shkruar ai.
Ai shkroi gjithashtu se Palmer “shihej si ndërmjetës i ndershëm”.
“Këto raportime vetëm do ta minojnë më tej legjitimitetin e tij, në një moment kur angazhimi i SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë është kritik.
Dje, mediat raportuan se Oda Ekonomike e Serbisë i kishte ndarë 1.3 milionë dollarë në tri vitet e fundit për lobuesit në SHBA. Në listën e kontakteve të kompanisë së kontraktuar u raportua se ishin edhe ish i dërguari i Administratës Trump, Richard Grenell dhe Matthew Palmer, ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.