Kreu i departamentit të policisë ushtarake, Vlado Kovaçeviq, konfirmoi se në orët e pasdites nga rrënoja e dronit ushtarak që u rrëzua dje në Kroaci është nxjerrë një kuti e zezë, e cila është dëmtuar pjesërisht, duke shtuar se disa fragmente tregojnë mundësinë që avioni të mbante mjet shpërthyes.
Ai për Dnevnik të Kroacisë tha se ekspertiza do të japë një pjesë të të dhënave.
“Mund të supozojmë se droni mbante një mjet shpërthyes, një pjesë e fragmenteve e tregon këtë, por ne do t’i shohim të gjitha këto”, tha Kovaceviq, duke shpjeguar se kur droni është për qëllime spiunazhi apo inteligjence, eksplozivi nuk përdoret dhe se ishte për një qëllim tjetër.
Ai thotë se në leximin e kutisë do të përfshihen ekspertë të aviacionit ushtarak, ekspertë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe shkencëtarë dhe nuk përjashtohet bashkëpunimi me vendet partnere që kanë përvojë në këtë.
“Për momentin, ne jemi vetëm në terren, aty është Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut, punonjës të autorizuar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, policia ushtarake dhe njësi të tjera të Kroacisë,” tha Kovaçeviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.