Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka uruar Kosovën për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE, si dhe arritjen e marrëveshjes për liberalizim të vizave.
Në reagimin e tij, Gjukanoviq tha se ky është hapi i parë i Kosovës drejt të ardhmes evropiane, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Presidenti malazez përgëzoi edhe Bosnje & Herzegovinën për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.
“Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Urime BiH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Gjukanoviq në Twitter. /Reporteri.net/.
Odlične vijesti za region od naših evropskih prijatelja i partnera.Čestitke BiH na dobijanju statusa kandidata.Zasluženo i važno za prosperitet svih građana.Čestitke Kosovu na odobrenoj viznoj liberalizaciji i predaji aplikacije za članstvo-prvom koraku ka evropskoj budućnosti.
— Milo Đukanović (@DjukanovicCG) December 15, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.