×
  • Lajme
  • Rajon

    I bërtiti gruas se kishte blerë pelena të shtrenjta për fëmijën, arrestohet polici

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 17:04

    Një polic është arrestuar në Greqi, pasi denoncimit që e shoqja bëri ndaj tij.

    Sipas të shoqes bashkëshorti i saj polic e kërcënoi dhe i bërtiti, pasi ajo kishte blerë për fëmijën e tyre pelenat e shtrenjta dhe jo ato që ishin me ulje në market.

    Gruaja ka sqaruar se bashkëshorti i saj nuk e ka kërcënuar me revolen e shërbimit dhe as nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, shkruan protothema.gr.

    Prokurori i rrethit rekomandoi që 45-vjeçari të shpallej i pafajshëm nga akuza për armëmbajtje pa leje, por fajtor për kërcënimin ndaj bashkëshortes.

    Drejtësia greke shpalli fajtor 45-vjeçarin për akuzat e ngritura nga e shoqja, duke i vendosur një dënim total prej 10 muajsh burg me tre vjet pezullim nga detyra. /abcnews/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!