×
  • Lajme
  • Rajon

    I relaksuar duke “kruar” dhëmbët, kështu e priti Gjukanoviq rrëzimin e Abazoviqit

    Reporteri
    20 Gusht 2022 | 12:34

    Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi me shumicë vote kanë votuar  për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.

    Derisa rrëzimi i Abazoviqit ishte drejt fundit, Milo Gjukanoviq, është parë i relaksuar duke shijuar ushqimin në një restaurant në Mal në Mal të Zi.

    36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.

    Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.

    Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!