×
  • Lajme
  • Rajon

    Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit të Milosheviqit

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 8:11

    Anëtari i Bordit të Parlamentit në Bosnje dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, e ka parë në vetëm një drejtim paralelen mes Kosovës dhe shtetit të cilinai e përfaqëson – dhunën e përdorur nga Slobodan Millosheviqi.

    “Është pothuajse e njëjta dhunë që kreu Millosheviqi në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi ai për mediat serbe.

    Në anën tjetër, i njëjti përkrahi idenë e ‘Open Balkans’, duke thënë se ai personalisht nuk ka asgjë kundër kësaj iniciative. Sarajeva zyrtare ka refuzuar të bëhet pjesë e saj.

    Ai gjithashtu pohon se serbët në Bosnje nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë. Sipas tij, Serbia është sjellë ndaj tyre “si Stalini ndaj çeçenëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!