×
  • Lajme
  • Rajon

    Jahti luksoz i Jeff Bezos është fotografuar në Cavtat – miliarderi rikthehet në Kroaci pas dasmës në Venecia

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 19:56

    Sot në Cavtat, Kroaci, është fotografuar jahti luksoz i Jeff Bezos, miliarderit amerikan dhe themeluesit të kompanisë “Amazon”.

    Ai dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sánchez, janë kthyer në Kroaci pas dasmës së tyre madhështore që u mbajt në fund të qershorit në Venecia, ku morën pjesë shumë figura të famshme nga e gjithë bota. Ceremonia zgjati tri ditë, duke u kthyer në një festë të vërtetë yjesh.

    Bezos, sipas raportimeve, është larguar sot vetëm nga Kroacia, ndërsa nuk dihet nëse bashkëshortja e tij ka mbetur në bordin e jahtit apo është nisur ndaras.


    Para ceremonisë në Venecia, çifti kishte kaluar disa ditë duke lundruar nëpër Adriatik, ku ndaluan në disa prej pikave më atraktive të bregdetit kroat, shkruan telegrafi. Afër ishullit Cres, ata organizuan një festë me shkumë (foam party) në jahtin e tyre të famshëm, Koru. Festimi përfshinte atmosferë festive me muzikë, hedhje në det, vozitje me dërrasa dhe relaksim në palubën e sipërme nën rrezet e diellit.

    Bezos dhe e fejuara e tij ishin parë për herë të parë në Kroaci në fund të muajit maj. Ata kishin vizituar edhe restorantin e njohur “Kod barba Luke”, që ndodhet në Starigrad, në ishullin e Hvarit.

    
Foto: Ivana Ivanovic/PIXSELL
    Jahti Koru, që është ndër më të mëdhenjtë në botë, renditet në vendin e 32-të në listën e jahteve më të mëdha globale. Ai mund të akomodojë deri në 18 të ftuar, ndërsa për ekuipazhin janë të rezervuara 40 vende. Vetëm për mirëmbajtjen e këtij jahti, Bezos shpenzon rreth 25 milionë dollarë në vit.

    Rikthimi i çiftit në Kroaci e konfirmon edhe një herë dashurinë e tyre për bregdetin adriatik dhe jetën luksoze mbi valët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!