Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka konfirmuar viktimën e 60 nga djegia e diskotekës “Puls” në Koçan.
Taravari tha se pacienti që po trajtohej në Lituani, ka qenë në gjendje tejet të rëndë me djegie të mëdha në trup.
Viktima është 35 vjeçar.
“Ishte pacient 35-vjeçar, i cili ishte i vendosur në Lituani, praktikisht prej këtyre 4-5 pacientëve kritik, ishte në situatë, në gjendjen më kritike, më të vështirë. Prej 1 prillit ishte i vendosur në dializë, pasi që , nisën të mos-funksionojnë edhe veshkat, përndryshe ka pasur plagë nëpër trup, mbi 40% të trupit i djegur, që është derë për t’u paraqitur infeksioni. Praktikisht arsyeja ishte infeksioni”, tha mes tjerash Taravari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.