Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se vendi i tij do të jetë kryesues i OSBE-së për 12 muaj, duke filluar nga data 1 janar.
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook.
“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente. Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vienë”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.