×
  • Lajme
  • Rajon

    Kush në Ballkan paguan më së shtrenjti për internet në mobil?

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 22:01

    Çmimet mesatare për një gigabajt (1GB) u krahasuan mes më shumë se 5 mijë pakosh internet në mobil në 233 vende të botës, më 2022.

    Bazuar në një infografikë të publikuar nga REL, Kosova renditet në vendin e 66’të, ku një gigabajt internet kushton mesatarisht 1 euro e 17 centë.

    Shqipëria renditet në vendin e 56’të, Maqedonia e Veriut në vendin e 91’të, Mali i Zi në vendin e 163, Serbia në vendin e 157, derisa Bosnjë e Hercegovina në vendin e 36’të.

    Shtetet ku interneti kushton më së shtrenjti janë Shën Helenë, Ishujt Falkland dhe Sao Tome e Principe.

    Ndërkohë, më së liri kushton në Indi, Fixhi dhe San Marino.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!