×
  • Lajme
  • Rajon

    Kuvendi i Serbisë voton pro ndryshimeve kushtetuese në fushën e drejtësisë

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 17:37

    Kuvendi i Serbisë i ka thënë po ndryshimit të Kushtetutës në fushën e drejtësisë, e cila u votua në referendumin e fundit të mbajtur më 16 janar.

    Në orën 17:00 është mbajtur seanca e Kuvendit të Serbisë dhe është votuar Ligji për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe Ligji kushtetues për zbatimin e ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

    Është një seancë solemne, kështu që garda është vendosur para Kuvendit Popullor dhe në seancë është kënduar himni i Serbisë.

    Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Kuvendi do t’i përfundojë punimet në këtë mbledhje me seancën për shpalljen e ndryshimit të Kushtetutës dhe javën e ardhshme pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Kosova nuk kishte lejuar autoritetet e shtetit serb të organizojnë zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në territorin e saj, pavarësisht presionit nga ndërkombëtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!