Autor: Xhezair Dashi
00:47 – Bie Qeveria Abazoviq në Mal të Zi
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi me shumicë vote kanë votuar “Për” rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Për shkarkimin e Qeverisë malazeze votuan 50 deputetë të pranishëm në sallë dhe vetëm një ishte kundër.
Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë malazez.
E shtunë, 00:45 – Pas pak votohet mocioni
Debati për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Abazoviq në Kuvendin malazez ka përfunduar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Pasi është dhënë një pushim prej dy minutash para votimit, deputetët e Frontit Demokratik, Lëvizjes Qytetare URA dhe Partisë Popullore Socialiste u larguan nga salla.
23:44 – Deputeti, Vladimir Dobriçanin tha se pas gjithë çfarë ndodhi dhe u tha në seancën e sotme, është e nevojshme që të gjithë të ulën në tryezë.
“Nëse sot nuk bëjmë kompromis, çfarë po u ofrojmë qytetarëve”.
23:40 – Deputetja Milosava Paunoviq (SNP) tha në seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, se nuk është problem që sonte të bie Qeveria, por problemi qëndron në arsyen për të cilën është paraqitur iniciativa për rrëzimin e saj.
23:16 – Abazoviq: “Ose unë, ose Milo Gjukanoviq”
Kryeministri Abazoviq, duke iu përgjigjur prezantimit të Mandiqit, tha se ai nuk është njeri që nuk i pranon gabimet dhe kritikat.
“Kemi shumë dallime me FD-në, por kjo nuk do të thotë se disa gjëra si lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk janë me interes kombëtar”.
“Është një çështje për të cilën jam i relaksuar, por një çështje për të cilën nuk jam i qetë është ajo që po ndodh aktualisht në Mal të Zi – që ose Dritan Abazoviqi ose Milo Gjukanoviq të zhduken nga skena politike”.
“Duke qenë se unë jam shumë më i dobët politikisht, financiarisht në mënyrë të pakrahasueshme, ndoshta fituesi mund të dihet paraprakisht”.
“Kushdo që e bën këtë, unë do të jem këtu për ta uruar. Është një matematikë politike për zgjedhjet e Podgoricës, ato parlamentare dhe ato presidenciale. Do të largohet ose Milo Gjukanoviq ose Dritan Abazovic, e pas tij edhe shumë të tjerë. A jam i shqetësuar për jetën time, nuk jam pa merak, por realisht nuk kam frikë”.
22:31 – Abazoviq: Nuk do t’jap dorëheqje, nëse Qeveria bie fat të mbarë
Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, tha se riformatimi i Qeverisë nuk mund të finalizohet në një mbledhje që zgjat vetëm 15 minuta dhe ku nuk merr pjesë njëri grupeve më të rëndësishëme politike (demokratët).
“Nese qeveria bie sonte fat të mbarë. Uroj ta heq këtë presion nga vetja”.
“Unë nuk do të jap dorëheqjen, se për gjysmë ore do të votojmë. Rënia e qeverisë dhe dorëheqja janë njësoj”, tha ai në seancën e votimit të mocionit mosbesues të Kuvendit malazez ndaj tij.
20:59 – Publikohen 6 pikat e propozimit për riformatimin e Qeverisë së Malit të Zi
Deputetët e koalicionit qeverisës dhe nëntë deputetë të Partisë Popullore Socialiste nënshkruan nismën për riformatimin e Qeverisë malazeze, e cila bazohet në gjashtë parime politike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dokumenti është hartuar pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të mazhorancës së vjetër parlamentare, të formuar pas zgjedhjeve të gushtit 2020.
Në këto gjashtë pika thuhet:
1. Qeveria dhe shumica parlamentare do të forcojnë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet;
2. Qeveria dhe shumica parlamentare do të zbatojnë reformën zgjedhore dhe do të bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur;
3. Qeveria do të intensifikojë reformat ekonomike me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së popullsisë dhe drejtimin e fokusit politik të saj kryesisht drejt temave socio-ekonomike;
4. Qasje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit dhe fillimin e një dialogu intensiv me opozitën parlamentare për këto çështje me qëllim të krijimit të konsensusit sa më të gjerë;
5. Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar për ruajtjen e kursit të politikës së jashtme, integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal, si dhe përafrimin e plotë të politikës së jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke respektuar të gjitha detyrimet dhe kontratat e marra ndërkombëtarisht;
6. Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për të vendosur një moratorium për të gjitha çështjet identitare që përçajnë shoqërinë ose për të cilat nuk është e mundur të arrihet një konsensus më i gjerë shoqëror në këtë kohë, deri në zgjedhjet parlamentare.
20:53 – Rinis seanca
Seanca në të cilën pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi, ka rinisur pas më shumë se 4 orësh pauze.
Gjatë kësaj kohe kryeministri Dritan Abazoviq ka zhvilluar disa takime me partitë parlamentare në Mal të Zi, ku është folur për një reformim të mundshëm të qeverisë.
20:10 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Abazoviç tha se është i paraqitur plani për ri-formatimin e qeverisë, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe për përgatitjen për zgjedhje të reja.
Kreu i URA-së, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se pas takimit me krerët e shumicës së vjetër parlamentare, kanë arritur iniciativë me shkrim të nënshkruar nga nëntë anëtarë të DPS-së dhe URE-së.
“Ne shprehim gatishmërinë tonë për riformatim bazuar në parimet e mëposhtme politike”.
“Qeveria do të forcojë edhe më shumë luftën kundër krimit të organizuar, do të bëjë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, një qasje të përbashkët për zgjedhjen e Këshillit Gjyqësor, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe do të fillojë një dialog intensiv për këto çështje”, tha ai, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Qeveria mbetet e përkushtuar për integrimin në BE, si dhe përafrimin e plotë të politikës me politikën e BE-së. Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për të vendosur një moratorium për të gjitha çështjet e identitetit që përçajnë shoqërinë. Rikonstruksioni do të përfshijë të gjithë subjektet, përveç kërkuesve të nismës për largimin e qeverisë”.
“Nënshkruesit bien dakord të bëjnë të gjitha korrigjimet e mundshme me marrëveshje. Bisedimet do të fillonin menjëherë pas seancës, e cila është ende në vazhdim”, tha Abazoviç.
Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim (PzP) Fronti Demokratik (DF) Nebojsha Medojeviç bashkë me kryeministrit Dritan Abazoviç patën diskutim të ashpër në mbledhjen e sotme të shumicës së vjetër parlamentare, tha për Pobjeda një burim që mori pjesë në takim.
Përkatësisht, Medojeviç i kërkoi Abazoviçit që të vendoste gjendje të jashtëzakonshme, por ai refuzoi – pas kësaj Medojeviç u largua nga takimi.
Në takim morën pjesë kryeministri Dritan Abazoviç, Vladimir Jokoviç, Nebojsha Medojeviç, Andrija Mandiç, Milan Knezheviç, Maksim Vuçiniç, Miodrag Lekiç, Marko Milaçiç, Sërxhan Paviçeviç si dhe deputeti Vladimir Dorbiçanin.
Nga mazhoranca e vjetër parlamentare, demokratët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.
19:34 – Mbledhje jashtë-parlamentare…
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç momentalisht mori një kahje të papritur.
Mbledhja e grupeve parlamentare ka nisur në ndërtesën e vjetër qeveritare.
Mbledhja ende nuk është konkluduar.
Fronti Demokratik, përkatësisht blloku pro-serb, nga i cili edhe varet nëse qeveria rrëzohet ose jo ka lajmëruar se diskutimet nëse ose jo mund të riformatohet ndërtimi qeveritar, janë duke u zhvilluar.
Një gjë e tillë, thanë ata, është duke i diskutuar edhe nga Kryeministri Dritan Abazoviç.
Gazeta Online Reporteri.net do t’ju mbaj të informuar rreth të gjitha hollësimeve që konkludohet brenda mbledhjes.
Grupet parlamentare të Frontit Demokratik [bllokut pro-serb] dhe Lëvizjes për Ndryshim kërkuan disa herë pushim gjatë seancës, për të mbajtur takimin e liderëve të partive fituese në zgjedhjet e vitit 2020 [nga ku ra qeveria e DPS-së] në Sallën e Bardhë të Kuvendit, ku u provua të gjendet zgjidhje për krizën politike.
18:30 – Kryetari i “Malit të Zi të Drejtë”, Marko Milaçiq
Kryetari i “Malit të Zi të Drejtë”, Marko Milaçiq, pas takimit të liderëve të një pjese të shumicës së vjetër parlamentare, tha se në takim janë dëgjuar disa mesazhe se gjëja më e drejtë do të ishte që kryeministri Dritan Abazoviç të jepte dorëheqjen.
“Por ai u përgjigj se mekanizmi do t’i kthehej Gjukanoviçit,” u tha Millaçiq gazetarëve në korridorin e Kuvendit.
Ai tha se po kërkonin një plan të detajuar rindërtimi qeveritar që duhet të nënshkruhet nga URA dhe DPS, e më pas nga pjesëmarrësit e tjerë në takim. Më pas ata do ta dërgonin atë propozim te demokratët.
“Nëse arrihet një marrëveshje, unë jam i gatshëm të mbështes Qeverinë e Dritan Abazoviçit”, tha Milaçiç.
18:20 – Fronti Demokratik, përkatësisht përfaqësuesi i saj Andrija Mandiç, pas mbledhjes së një pjese të shumicës së vjetër parlamentare, tha se kryeministri Dritan Abazoviç dhe zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviç janë duke shkruar propozimin e tyre për rindërtimin/rikonstruktimin e Qeverisë.
16:21 – Seanca në pauzë njëorëshe…
Kryetarja e Kuvendit, Danijella Gjuroviç, ndërpreu seancën për një orë pushim.
Ajo tha se ky vendim erdhi pas kërkesës së dy grupeve parlamentare dhe se kjo pauzë është edhe në “interesin e kryeministrit”.
16:19 – Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç
Kurrë s’do të ishte bërë kryeministër po të mos të të kishte mbështetur Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), i tha shefi i grupit parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç kryeministrit Abazoviç.
Në lidhje me akuzat që Abazoviç bëri ndaj DPS-së për lidhjen me krimin dhe korrupsiopnin, Zhizhkoviç tha se “nuk është mirë që të targetohen individë me emra”.
“Dinjiteti i secilit duhet të merret parasysh, deri sa s’e ke vërtetuar të kundërtën”, u kundëpërgjigj ai.
Në lidhje me mbështetjen parlamentare ndaj Abazoviç në formimin e qeverisë së pakicës para tre muajsh, Zhizhkoviç tha se “ne ishim korrekt me ju”.
“Dhe, sot, ju, flisni kështu për neve, që të dhamë mbështetje në parlament, me këtë arsenalin që përdorje kur nuk arrije të bëheshe as zv/kryeministër. Por, kjo dilemë zgjidhet me zgjedhje, çfarëdo që të jetë zgjidhja e brendshme”.
15:58 – Millosh Konatar, URA
Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA që udhëhiqet nga Abazoviç, tha se nëse qeveria nuk rrëzohet sot, atëherë mund të flitet për rikonstruktim të kabinetit qeveritar, ngase kryeministri mbetet.
“Nëse qeveria rrëzohet sepse votohet bashkërisht me DPS-në, atëherë qeveria duhet të zgjedh një të re dhe ta merr përgjegjësinë mbi vete”.
“Para seancës, as kryeministri e askush nga grupi parlamentar i URA-s nuk e ka kontestuar që seanca e mosbesimit të mos mbahet. Është krejtësisht legjitime dhe legale të ketë votë mosbesimi ndaj qeverisë”.
“Por, mesazhim im është ky: që mazhoranca që voton mosbesimin duhet të qëndrojë përballë qytetarëve dhe të merr përgjegjësinë, siç kemi bërë gjithmonë dhe siç s’jemi fshehur kurrë”, tha Konatar.
15:37 – Jevto Erakoviç, DPS
“Nuk jeni i denjë për pozitën e kryeministrit, nuk mund të vazhdoni më angazhimin politik në Mal të Zi. Ju po dështoni sot. Ju na mashtruat edhe neve edhe partnerët tanë evropianë”.
Erakoviç tha se i tërë prezantimi që bëri kryeministri i Malit të Zi, që në shumësi konsistoi në akuza për krim dhe korrupsion ndaj DPS-së, “më shumë flet për të se për neve”.
14:27 – Pregrad Boshkoviç, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, DPS (inicuesve të votëbesimit).
Prezantimi i kryeministrit ishte përplot me të pavërteta, tha Boshkoviç në replikë ndaj Abazoviç.
“Gënjeshtra është fe e perëndive, ndërsa e vërteta është perëndia e njeriut të lirë. Gënjeshtarit s’i besohet as kur ai ta jep fjalën e sinqertë se po të gënjen. Çfarë dëgjuam mu tani nuk ka qenë regjistruar në praktikën politike qe 30 vite”.
“Kjo flet për nervozimim e tij i cili duhet të zëvendësohet”, tha Boshkoviç.
14:59 – Kryeministri i i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Abazoviç tha se ka “njerëz nga Koritashi që pas 30 gushtit [2020, rënia e qeverisë së DPS-së së Gjukanoviçit] më nuk mund të lidhen me sistemin shtetëror”.
“Ata ftohen që vazhdimisht të bëjnë diçka, të shkaktojnë urrejtje fetare dhe kombëtare. Këta njerëz krijojnë atmosferë që ‘ai Shqiptari [siptar, si term fyes] nuk mund të vendos për vendin tonë”, u shpreh Abazoviç në kundërpërgjigje ndaj inicuesve të votëbesimit.
“Kjo është narrativa, butoni është shtypur, prandaj ushtrinë e tyre ma drejtojnë mua dhe qeverisë. Qeverinë, po, rrëzojeni, problemin nuk e kam këtu. Nuk kam shkuar unë të kërkoj mbështetjen e kishës serbe”.
“Edhe askush po të mos më votonte, përsëri do e nënshkruaja Marrëveshjen. S’kam unë kalkulime politike, prandaj edhe është e logjikshme që partia ime s’ka prentendime ndaj atij/këtij elektorati”.
“Kjo do të ishte çfarë do të bëja sepse mendoj se është çështje e të drejtave dhe të ardhmes së Malit të Zi. Nuk ka shkaktuar asgjë, e as s’do të shkaktojë asgjë”.
Nëse qeveria rrëzohet, mekanizmat shtetëror, tha Abazoviç, do të bien në duart e Millo Gjukanoviçit.
“Dhe, nëse parlamenti vendos kështu, t’ua jep këto mekanizmi, paqi fat”.
14:40 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Në kundërpërgjigje të deputetit të DPS-së, Jevto Erakoviç, Abazoviç tha se kur është puna te mashtrimi “adresa është te ju dhe kryetari i partisë suaj [Millo Gjukanoviç]”.
Për Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, Abazoviç tha se “nuk është tekst [i shkruar] në Beograd e as ai çfarë kishte [ish-kryeministri] Zdravko Krivokapiç para tij. Ka pasur disa ndryshime në pajtim me Kushtetutën”.
Abazoviç tha se “do t’ua shpalos gjërat që i mbani nën tapet”, derisa akuzoi DPS-në për lidhje me krimin.
“Por, kur piramida e juaj rrëzohet, ju e nxirrni kartën (A) nga sqetullat – Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe”.
“Nuk e di dhe nuk dua të di nëse presidenti [Millo Gjukanoviç] vendos për juve ose nëse është i shantazhuar. Vetëm po ju them drejtësia do të vjen në Mal të Zi”.
Abazoviç përmendi një sërë ngjarjes për të cilën tha se tregojnë për lidhjen me krimin, derisa shtoi se fton edhe prokurorinë që t’i hetojë pretendimet e tij.
14:30 – Genci Nimanbegu, deputeti shqiptar nga FORCA
Në këtë qeveri kishte mungesë dialogu dhe mirëbesimi tha deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu. “Pse marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe u fut në agjend me aq vrull?”.
“Shqiptarët nuk kanë problem me Kishën Ortodokse Serbe dhe se marrëveshja ishte e nevojshme. Por me KOS-në kemi çështje të hapura, sepse kemi, për shembullm një kishë në Rumi, për të cilën ka një vendim që të hiqet; kemi aktivitetet e KOS-së në Shash, në fshatin Martinaj në Qytetin e Vjetër të Ulqinit”.
“Prandaj kemi rezerva për mënyrën se si është nënshkruar kjo marrëveshje. Marrëveshja ka qenë dashur të trajtohet nga mazhoranca, e cila nuk ekziston më që nga 8 korriku”, tha Nimanbegu.
“Pse? Sepse nuk i besojnë njër-tjetrit. Po vazhdojmë temën që po përsërisim me vite, që të drejtat e shqiptarëve janë lënë nën hijen e marrëdhënieve mes malazezëve dhe serbëve”.
“Pikëpamja jonë është konfirmuar nga ministri Marash Dukaj i cili nuk votoi gjatë deklaratës për marrëveshjen themeltare me Kishën Ortodokse Serbe”.
Nimanbegu tha se Abazoviç vet e mundësoi mocionin e votëbesimit.
“Duhet të ishte sjellur ndryshe, por kjo më është tani punë e kryer”, tha Nimanbegu.
14:20 – Partia Liberale, Anrija Popoviç
Prioritetet e kësaj qeverinë ishin prioritete të imponuara, tha deputetja liberale, Anrija Popoviç.
“Vetëm kokëdhëmbje dhe tensione të reja sollët, dhe asgjë të mirë Malit të Zi s’i ofruat. Këmbëngulja agresive në tema asofare na bënë të besojmë se kjo qeveri po ndjek agjenda të cilat diktohen nga dikush jashtë Mali të Zi”.
Popoviç tha se veprimet e qeverisë shtetin e kthejnë në një “situatë të para vitit 2006”, nga siç e quajti ajo “dekadat e nënshtrimit nga të cilat mezi se jemi rikuperuar”.
14:13 – Adnan Strikoviç, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi
Kjo qeveri është e qartë se tashmë ka rënë dhe s’ka pikë kuptimi të diskutohet ajo se a duhet ose jo të vazhdojë funksionimi i saj, tha Strikoviç, deputet i SDP-së.
“Deklarata e juaj sot me goditi si qenie njerëzore, sepse na ngarkove me urrejtje nacionale, dhe se unë qenkam bashkuar në atë urrejtje”.
“Për mua, si boshnjak, si mysliman, të paramendoni se i urrej shqiptarët, mendoj se është përtej nivelit tim. Kjo meriton që t’ju leksionin dhe të kërkoni falje. Ju lutem dilni dhe tërhiqeni atë deklaratë”, tha Stirkoviç.
Kjo ngase kryeministri Dritan Abazoviç, tha se DPS-në dhe inicuesit e mocionit të mosbesimit po “i pengon fakti se jam pjesëtar i komunitetit pakicë [shqiptar]”.
13:42 – Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Boshnjake, Sulo Mustafiç
Mustafiç tha se partia boshnjake në mënyrë më të përgjegjshme “mori pjesë në formimin dhe formësimin e qeverisë”.
“Partia Boshnjake nuk solli destabilitete, përçarje të reja as nuk thelloi distancën ndëretnike”.
Qeveria, tha ai, dështoi të veprojë sipas prioriteteve të proklamuara dhe të sjellë rezultate.
“Në vend të optimizmit dhe shpresës, qytetarët u zhgënjyen. Për të qenë të sinqertë në vlerësim e punës së kësaj qeverie, duhet të themi se ajo ka trajtuar çështje dhe tema tjera që s’kanë pasur të bëjë me përgjigjet adekuate ndaj krizës në vend”.
Mustafiç tha se qeveria e Abazoviç e ka humbur besimin.
13:26 – Lider i Lëvizjes për Ndryshim (PzP), Branko Radulloviç.
“Dritan ti ke bërë shumë gabime”, tha Radulloviç drejtuar kryeminstrit.
“I vetmi shpëtim është të mblidhemi në bazë të asaj çfarë ka zgjedhur populli, të harrojmë kotësitë dhe të mblidhemi rreth një platforme të përbashkët”.
13:18 – Deputetja e URA-s, Bozhena Jellushiç
68 deputetë [nga 81 gjithsejt] duan që qeveria të rrëzohet tha deputetja e lëvizjes qytetare URA.
“Atëherë çfarë po prisni? Një njeri i zgjuar u tha se anëtarësimi në BE do të ishte fundi i tregimit, për shumë njerëz. Prandaj edhe kjo qeveri duhet të bjerë, sepse besoi se mund t’ia hedh mashtrimit dhe nuk e kuptoi esencën”.
“Këtu të gjithë po luajnë kundër të gjithëve, e vetmja rregull është se komptecicioni nuk duhet të ndalet në gjysmë”.
“Problem i Dritan Abazoviç është se ai besoi se mund të mashtronte pak më mirë në këtë përzierje ofenduese”.
“As nuk më shkoi në mend t’i dal në mbrojtje ose të miratojë sekuencat e lëvizjeve të tij, e as transparencë të madhe në një vend ku gjithçka bëhet në terr dhe të korruptuar”.
Ajo u bëri thirrje nënshkruesve të dy iniciativave për rrëzimin e qeverisë që të marrin përgjegjësi dhe të formojnë qeveri të re.
“Provoni të zhbllokoni Malin e Zi, që rruga e saj, simbolikisht, të mos shpie as në Rusi e as në Venezuelë”.
13:04 – Shefi i Grupit Parlamentar të Demokratëve, Boris Bogdanoviç
“Kjo qeveri është mikroskopike me mbështetje prej vetëm 10% të deputetëve andaj edhe lehtë e kanë të fshihen. Ju fshiheni prapra kontratës me Kishën Ortodokse Serbe dhe uleshit me ministra që janë kundër saj”.
“Premtuan zhbllokimin e gjyqësorit dhe sistematikisht e planifikuat bllokimit e saj, dhe po, kjo ju ndodh kur synoni që të qëndroni në pushtet me dhunë”.
“Premtuat ripajtim, dhe pastaj me politika revanshiste sulmuat gjithkë që votoi kundër, por edhe ato që ishin në favor”, shtoi ai.
12:55 – Dragan Ivanoviç, Shef i Grupit Parlamentar i Partisë Popullore të Socialistëve (SNP)
Abazoviç ka “plotësisht të drejtë” vetëm në një gjë, tha Ivanoviç, “kur thotë se rënia e qeverisë së tij është për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes Themeltare”.
12:45 – Sllaven Radunoviç, [DF] Fronti Demokrati, blloku pro-serb
Deklarat e Partisë Demokratike të Socialistëve blloku pro-serb i DF-së i quajti lojëra si “qengjat në livadh”.
“Ju jeni kanceri i Malit të Zi. Kushdo që e ndihmon [DPS-në] të kthehet në pushtet është varrmihësi i Malit të Zi. As krah të shëndoshë e as të sëmurë të DPS-së. Krejt këta heshtin dhe e dëgjojnë bosin [Millo Gjukanoviçin]”.
Në lidhje me atë se a rrëzohet ose ajo sot qeveria e Abazoviç, DF-ja pro-serbe tha se “edhe mund të jetë drejtësia e Perëndisë”.
“E vetmja qeveri legjitime që Mali i Zi mund ta bëjë tani është një qeveri e cila del si produkt i zgjedhjeve të reja”.
12:40 – DPS, Jevto Erakoviç
Kurrë qeveri si kjo nuk ka pasur në Mal të Zi, potencoi deputeti i partisë më të madhe parlamentare të DPS-së, Jevto Erakoviç.
“Në më pak se 100 ditë, askush asnjëherë s’ka arritur të bëjë këso far kthesash që më së shumti i atribuohen kryeministrit. Abazoviç braktisi rrugën evropiane për çfarë edhe i dhamë mbështetje. Na mashtroi edhe neve edhe partnerëve evropianë”, tha ai.
“Fshehurazi e pa lajmëruar kë – kështu mund ta përkufizojmë këtë qeveri në këto 100 ditë. Por për interesa të kujt? Jam i sigurt se për interesa të atyre që fare nuk ia duan të mirën Malit të Zi. Është çështje tradhtie”.
Deputeti i DPS-së tha se si parti e kanë për detyrë të sigurojnë që të mos shkyçet Mali i Zi nga politika të tilla, dhe se deri në fund të seancës “do të shohim a kemi shpresa për këtë”.
“Pavarësisht se si e thoni fjalën tradhti, a në serbisht, a në shqip a rusisht, thelbi është i njëjtë – është tradhti”.
12:30 – Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç
“Ju [kryeministër Abazoviç] flisni për urrejtje, ju e perceptoni keq punën shtetërore, nuk është kjo as dashuri e as urrejtje, por është qëndrim i përgjegjshëm ndaj interesave kombëtare dhe sjellje në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor, njeriu i parë i qeverisë duhet të sillet në këtë mënyrë, pikë së pari për mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Zhivkoviç.
12:22 – Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç
Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç i replikon Abazoviçit, duke konstatuar se “po fsheh kokën” para Marrëveshjes së ashtuquajtur Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.
Zhizhkoviç deklaroi se qeveria në rend të parë duhet të ruajë interesat shtetërore, dhe pikërisht për këtë arsye emocionet personale duhet të përjashtohen nga diskutimi.
Në kundërpërgjigje të Abazoviç se DPS ka media me “prekje fashiste”, Zhizhkoviç i tha se “pikërisht t’i ju drejtohesh kështu mediave që flasin në mënyrë kritike për juve”.
“Dhe, pse s’ua zë goja t’i përmendni portalet që shpërndajnë fashizëm çdo ditë dhe pse s’e thoni kush qëndron prapa tyre?”.
“Po manipulon me deklarime se disa njerëz të urrejnë se je shqiptar”, i tha Zhizhkoviç.
12:15 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.
“Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri”.
“Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.
“Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.
12:03 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Kryeministri i Malit të Zi i reagoi shefit të grupit parlamentar të DPS-së se “kanë paguar analistë që të thonë nëpër media se nënshkrimi me Kishën Ortodokse Serbe do të shkaktonte luftë civile”.
“Më shumë u bë zhurmë për komunën e Zeta-s se sa për Marrëveshjen Themeltare”, tha Abazoviç.
“Për mua lehtë është të qëndorjë para juve këtu. Por si është dukur sektori i sigurisë gjersa ju ishit në pushtet”.
“Kryeparlamentari duhet të përgjigjet për monitorimin e deputetëve. Qeveria mund të bjerë, por disa fakte do t’ua prezentoj juve këtu sot, që ju të shihni se si krimi i organizuar, karteri i drogës dhe i duhanit ka pasur komandën e këtij vendi për 30 vite”, tha kryeministri Abazoviç.
Seanca e sotme për diskutimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeveirsë së Dritan Abazoviç në Parlamentin e Malit të Zi ka mbledhur kuorumin e nevojshëm për ta futur në agjendë.
54 deputetë e adoptuan rendin e temave të ditës në ora 11:45, përkatësisht 45 minuta me vonesë nga ç’parashihej.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviç, nga partia njëherit edhe ka inicuar mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç, tha se qeveria duhet të rrëzohet sot për shkak të braktisjes së agjendës evropiane, agjendë kjo për të cilin në rend të parë DPS-ja i kishte siguruar shumicën parlamentare.
Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së ashtuquajtur “Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe nga Dritan Abazoviç.
12:01 – Danijell Zhivkoviç
“Marrëveshja për mbështetjen e qeverisë së pakicës është krijuar që qeveria të merret me çështjet e krizës institucionale, kthimit të besueshmërisë në sistemin e shëndetësisë dhe sigurisë”.
“Në vend që të zhbllokojë institucionet, në vend që ta bëjë vendin të aftë dhe gati për t’u anëtarësuar në BE në 2025 – ai shans nuk u shfrytëzua. Kishte disa tema dhe detyrime të tjera”, tha Zhizhkoviç.
“Në vend të kësaj, ne pamë se sot Mali i Zi nuk ka institucione gjyqësore të zhbllokuar, nuk është zgjedhur një gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi zgjedhur avokatë eminentë në Këshillin Gjyqësor”.
“Ne nuk kemi dy- Të tretët e mbështesin këtë sepse kryeministri Abazoviq u pajtua me shantazhet dhe kushtet që i janë dorëzuar nga DF (parti pro-serbe). Ju pranuat me shantazhin e atyre që nuk e kishin besimin tuaj”.
Zhivkoviç tha se Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike.
“Ka një sërë arsyesh që tregojnë se Qeverisë suaj (e Abazoviçit) duhet t’i shkurtohet mandati sot”,
“Qeveria nuk është marrë me stabilitetin financiar të Malit të Zi dhe rikthimin e besimit te investitorët në këto 100 ditë.
“Ne shohim që shëndetësia është gati në kolaps. Gjithçka që thashë tregon qartë se qeveria juaj ka humbur besimin”.
“Mundësia e humbur nuk mund të kthehet, keni pasur mbështetje serioze në parlament për t’u bërë kryeministër evropian, por nuk e keni shfrytëzuar këtë shans dhe sot e bëtë veten ish-kryeministër”.
“Prandaj duhet të bjerë edhe qeveria juaj sot. Është përgjegjësi politike për mbrojtjen e interesave kombëtare. Është e nevojshme të përcaktohet data e zgjedhjeve sa më shpejt”, tha Zhizhkoviç.
*Lajmi është i përditësuar…