×
  • Lajme
  • -->
    Rajon / Epiqendra në Mal të Zi

    Lëkundjet e forta të tërmetit në orët e para të mëngjesit, u ndjenë edhe në Shqipëri

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 8:24

    Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë  që në orët e para të mëngjesit në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë.

    Epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ku kjo zonë është përfshirë nga tërmeti 5.3 ballë.

    Tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra dhe me epiqendër 21 km nga qyteti i Pluzine.

    Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë dhe në vendet e tjera të rajonit, në Serbi e Bosnjë dhe Herecegovinë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

    Një tërmet i magnitudës së lehtë u dje edhe gjatë ditës së djeshme në Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!