×
  • Lajme
  • Rajon

    Maqedonia bën hapin e madh drejt BE-së, Ali Ahmeti ia kris këngës me çiftelia në veturë

    Reporteri
    16 Korrik 2022 | 18:07

    Pasi Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë anëtarësimit të vendit drejt BE-së, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është parë në një video-incizim duke kënduar këngë me çiftelia në veturë.

    Ai shihet teksa këndon së bashku me një person tjetër këngë patriotike.

    Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota për propozimin francez që i hap rrugë negociatave për anëtarësim të RMV-së dhe Shqipërisë në BE. Deputetët e opozitës maqedone kanë kundërshtuar propozimin ndërkaq, kryeministri shqiptar Edi Rama i është gëzuar miratimit duke thënë se më s’ka pengesa për rrugën drejt BE-së të këtyre dy shteteve.

     

    Liderët e BE-së kanë përshëndetur votimin dhe kanë paralajmëruar se javën e ardhshme hapen formalisht negociatat.

    Propozimi francez parasheh kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!