Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë.
Siç ka njoftuar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook, 80.000 bashkëqytetarë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.
Kjo shumë, siç tha ai, tregon për rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj.“Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit të krizave evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Paga minimale ishte 250 euro, kurse tash me rritje do të jetë 300 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.