×
  • Lajme
  • Rajon / Rajoni

    Mbyllen vendvotimet në RMV, deklarohen partitë politike

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 20:00

    Në Maqedoni të Veriut janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale.

    Për të folur mbi procesin dhe për të falënderuar qytetarët, në konferencë për media doli nënkryetari i BDI-së nga Fronti Evropian, Arbër Ademi.

    “Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershëm. Është një sukses i përbashkët. Falënderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian dhe dhanë votë për kandidatin tonë, Bujar Osmani”, deklaroi Ademi.

    Edhe kandidati i Opozitës Shqiptare – VLEN – për president, Arben Taravari tha se ka pasur votim masiv ndaj pret ndryshim në këto zgjedhje.

    Taravari: Ahmeti është konsumuar, besoj se në Maqedoninë e Veriut do të ndodhë ndryshimi në kampin politik shqiptar

    “Masovikisht qytetarët kanë votuar dhe ky masivitet dëshmon se duhet ndryshim. Kutitë besoj që tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurt. Vota shqiptare nuk do të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj”, tha Taravari. /KlanMaqedonia

    Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!