×
  • Lajme
  • Rajon

    Më 19 gusht mbahet seanca për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Abazoviqit

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 19:52

    Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet votuar iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

    Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.

    “Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.

    Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

    Kreu i grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviq, ka bërë të ditur se Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ka humbur legjitimitetin e saj, për këtë arsye kanë kërkuar një seancë ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë.

    Ndryshe, Milo Gjukanoviq e kishte paralajmëruar Abazoviqin se me votat e partisë së saj do të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!