Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar formalisht më 8 dhjetorpër korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes.
Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi më 8 dhjetor ngritjen e aktakuzës kundër, Selmo Cikotiq, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro.
Sipas aktakuzës, Cikotiq kishte ndryshuar kushtet e kontratës tek pjesa e cila iu referohej “shkeljeve në procedurë të përcaktuar ligjërisht” për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të vjetra e të tepruara, me qëllim që të favorizojë blerësin, respektivisht kompaninë kroate SCOUT.
Sipas aktakuzës, Cikotiq i bëri këto ndryshime duke mos i njoftuar fare anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës apo këdo tjetër.
Bosnje e Hercegovina konsiderohet një prej shteteve më prirjen më të lartë për korrupsion në Evropë, pjesërisht për shkak të kornizës komplekse administrative por edhe për shkak të ndarjeve të thella etnike e politike që mbetën në vend që nga lufta, nga viti 1992-1995.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.