×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni: 18 pacientë në gjendje kritike

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 11:16

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se 18 persona janë në gjendje kritike.

    Gjithashtu janë bërë të ditura të dhënat se në cilat spitale janë të shpërndarë të lënduar nga zjarri që ndodhi në Koçan.

    Shpërndarja e pacientëve të shtruar:

    • Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
    • Klinika e Kirurgjisë Plastike – 11 pacientë
    • Spitali Klinik i Shtipit – 45 pacientë
    • Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 30 pacientë
    • Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 29 pacientë
    • Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
    • KARIL – 16 pacientë

    Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 18 janë në gjendje kritike:

    • Kirurgjia Pediatrike – 3 pacientë
    • KARIL – 7 pacientë
    • Spitali i Përgjithshëm i Qytetit – 5 pacientë
    • Spitali i Vjetër i Qytetit – 3 pacientë

    Numrat e kontaktit për informacione shtesë mbi gjendjen e pacientëve:
    • Spitali “8 Shtatori” – 071 226 764
    • Qendra Klinike – 070 387 115
    • Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 075 203 026

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!