×
  • Lajme
  • Rajon

    Në Kosovë temperatura “përvëluese”, por shikoni stuhitë e fuqishme që përfshinë mbrëmë Bosnjën

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 8:46

    Stuhi intensive  goditën Bosnjën dhe Hercegovinën natën e mbrëmshme, teksa temperaturat shënuan ulje, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Stuhitë  u shoqëruan me breshër të madh, shkarkesa shumë të fuqishme atmosferike dhe erëra shumë të fuqishme që shkaktuan edhe dëme materiale.

    Shërbimi i zbulimit të vetëtimave dhe bubullimave ka regjistruar më shumë se 21.500 vetëtima dhe bubullima në territorin e Bosnjë-Hercegovinës deri në orën 23:30, raporton Dnevni Avaz.

    Shumë qytete  kanë mbetur pa furnizimin e duhur me energji elektrike për shkak të rrufesë apo erës.

    Stuhi të fuqishme dje kishte edhe në Slloveni e Kroaci.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!