×
  • Lajme
  • Rajon

    Në Ukrainë është një qytet me emrin e njëjtë si ai në Kroaci: A u programua gabimisht fluturakja që u rrëzua

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 11:56

    Një dron i prodhimit të huaj ka rënë në Jarun të Kroacisë pak pas orës 23:00 mbrëmë. Pas rënies së saj, mbeti një vrimë e madhe. Siç u bë e ditur mëngjesin e sotëm, bëhet fjalë për një avion të prodhimit rus që ka mbërritur në Zagreb nga hapësira ajrore hungareze.

    Ndërkohë, ka dalë një teori për konfuzion të mundshëm në lidhje me trajektoren e vetë fluturakes. Përkatësisht, në rajonin Zhytomyr të Ukrainës, midis Kievit dhe Lvivit, ekziston një vend i quajtur Yarun, shkruan indexe.hr.

    Spekulohet se avioni ka qenë i programuar gabimisht dhe se është koduar emri i gabuar, ndaj në vend në Ukrainë, fluturakja ka përfunduar në Jarun të Zagrebit, transmeton Reporteri.net.

    Kryeministri kroat  Plenkoviq tha se avioni është i prodhimit rus, por nuk dihet nëse është në pronësi të ushtrisë ukrainase apo ruse. Piloti ushtarak kroat në pension Ivan Selak është i tronditur nga fakti që avioni fluturoi pa u vënë re në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s.

    Para se të rrëzohej në Zagreb, fluturakja kaloi territorin e Rumanisë dhe Hungarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!