Një autobus që po transportonte studentë është aksidentuar sot pak pas mesditës në një kanal rrugor në Sisçan, një vendbanim jo shumë larg Çazmës, në Kroaci, përcjell Reporteri.net.
Sipas një fotoje të publikuar në një faqe në Facebook, siç raportin mediumi kroat “Mojportal.hr”, autobusi është “mbështetur” në një shtyllë.
Thuhet se studentët kanë zbritur menjëherë nga autobusi dhe përveçse në gjendje shoku, askush nuk është lënduar rëndë.
Në terren përveç policisë ka dalë edhe një autoambulancë.
Drejtori i kompanisë së autobusit ka bërë të ditur se ai ka tentuar t’i ikë një veture i cili i kishte prerë kthesën atij dhe si rezultat autobusi kishte rrëshqitur./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.