Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur në Tiranë, ku tha se i ka ardhur në majë të hundës nga fakti se duhet të japë sqarime se pse shtetet e Ballkanit po bashkëpunojnë mes tyre. Ai shtoi se nuk ka pse kërkon falje ndaj vendeve të tjera.
“Në fakt i keni shpjeguar tashmë pothuajse të gjitha ato gjëra për të cilat ne kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që ne kemi arritur, të cilat ju i prezantuat sot. Ne mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku, do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë”.
“Unë kam pasur mundësi që mbrëmë të bisedoja me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, të cilët kishin interes të madh për të investuar qoftë në Serbi qoftë në Maqedoninë e Veriut, besoj fort që shumë më shumë qytetarë do të bëjnë turizëm mes tre vendeve tona.
Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha Vuçiç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.