Pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë janë goditur dje nga disa sisteme të fuqishme të stuhive verore që prodhuan shira të rrëmbyeshëm dhe breshër të paparë.
Pjesët më të goditura kanë qenë rrethina e Cejles në Slloveni dhe Zagorje të Kroacisë.
Breshër i madh ka rënë edhe në Zagorska Sela dhe Kumrovec, edhe në zonën e Klanjecit dhe Tuhelj.
Skenat në shikim të parë të ngjajnë në një stuhi dimërore.
Kryetari i komunës së Kumrovecit, Robert Shplajt dhe kryetarja e Komunës së Zagorski Selo, Ksenija Krivec Jurak, kanë thënë se gjendja është e keqe dhe dëmet janë të mëdha.
“Plantacionet e misrit janë shkatërruar totalisht, gjithçka është e bardhë sikur të kishte rënë borë. Breshëri varionte nga madhësia e një lajthie në madhësinë e një arre, , por sasia e breshrit që ra ishte e madhe”, tha Krivec.
Kryetari i Kumrovecit, Robert Shplajt tha se nuk mban mend breshër të tillë.
“Fatkeqësi, fatkeqësi! Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë në jetën time. Ishim mbuluar plotësisht, makinat ishin parkuar në rrugë, dhe në disa vende kishte sasi breshëri deri në 70 centimetra. Nuk mund të shkoj askund me makinë për të parë gjendjen”, tha ai për Zagorje International.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.