×
  • Lajme
  • Rajon

    Pamje nga Serbia, stuhia shkakton dëme të mëdha materiale

    Reporteri
    20 Korrik 2023 | 11:05
    Foto: Amir Hamzagic/ATAImages

    Superstuhia që kaloi mbrëmë nëpër Serbi shkaktoi  lëndime në njerëz, e dëme të mëdha materiale.

    Siç raportojnë mediat atje, është mbyllur përkohësisht edhe aeroporti “Nikola Tesla”, si dhe ka pasur vështirësi në funksionimin e trafikut hekurudhor.

    Anëtarët e Departamentit për Situata Emergjente evakuuan 40 persona, ndërsa disa pjesë të vendit mbetën pa energji elektrike, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Foto: Amir Hamzagic/ATAImages

    Në Sremska Mitrovicë, si pasojë e motit të keq, dy persona janë lënduar rëndë  dhe po trajtohen në spital.
    Foto: Beta/Vladimir Tomić

    Aty është shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme.

    Stuhitë mbrëmë kanë përfshirë edhe Kroacinë, Bosnjën e Slloveninë, ku në total u shënuan pesë viktima e shumë persona të tjerë u lënduan. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!