Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi të enjten ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Pas kthimit nga Moska të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mediat ruse kanë zbuluar se Vuçiq do të blejë armë të reja nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Takimi i Vuçiq me Putin u mbajt më 25 nëntor të këtij viti.
“Ne kemi marrë Kornets [sistemet e raketave antitank]. Ne kemi marrë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe po blejmë Pantsyr të rinj,” tha Vulin gjatë bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.
“Gjithçka që kemi rënë dakord me ju po zbatohet,” tha Vulin, duke iu drejtuar Shoigut.
Ministri i Brendshëm serb e quajti shefin rus të mbrojtjes mik të tij personal dhe mik të Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.