×
  • Lajme
  • Rajon

    Pas takimit me ambasadorin rus, Vuçiq takohet me ambasadoren kineze

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 14:48

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Chen Bo, të cilës i ka raportuar për “kërcënimin ndaj serbëve në Kosovë dhe situatën delikate së sigurisë, e cila po cenon stabilitetin e gjithë rajonin”, pretendon portali serb “kosovoonline”.

    Në kuadër të kësaj ai ka theksuar se “e konsideron të nevojshme mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që i gjithë opinioni botëror të njoftohet për tensionet në Kosovë dhe gjendjen e rëndë të serbëve atje”, pretendohet në komunikatën e zyrës së Vuçiqit për propagandë.

    Në këtë drejtim, ambasadorja Chen ka thënë se: “Qëndrimi ynë për çështjen e Kosovës është shumë i qartë. Ne mbështesim gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial. Ne gjithmonë i kuptojmë dhe mbështesim kërkesat legjitime dhe racionale të palës serbe”, ka pretenduar ambasadorja kineze në Beograd.

    Presidenti Vuçiq ka theksuar dinamikën e jashtëzakonshme në bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Kinës, “bazuar në besimin dhe respektin reciprok”, si dhe për një ekonomi stabile dhe planifikim strategjik që synon projekte afatgjata në nivel kombëtar dhe rajonal.

    Ai gjithashtu ka përsëritur mirënjohjen e tij për miqtë kinezë dhe ambasadoren Chen Bo për angazhimin personal dhe përpjekjen e madhe që ajo bën në forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!