Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, doli për të vëzhguar situatën se si po ec ruajtja e muralit të Mlladiqit nga xhandarmëria serbe.
Xhandarmëria serbe po e ruan muralin e kriminelit Ratko Mlladiq pasi aty u organizuan protesta. Aktivistja Aida Qoroviq ishte një nga protestuesit që gjuajti me vezë muralin e kriminelit Mlladiq. E fill pas këtij veprimi, Qoroviq u arrestua.
Qoroviq u arrestua, por aktivistët e tjerë vazhduan protestën. E në momentin që ata ju afruan muralit duke thirrur “Murali duhet të bjerë”, ministri Vulin u paraqit në skenë.
Në të njëjtën kohë dikush la një buqetë me lule afër muralit, raporton Nova.rs.
Pas këtij raportimi, ministri Vulin tha se nuk ishte ai që la buqetën me lule afër muralit të Mlladiqit. Megjithatë, ai që e vendosi atë buqetë tek murali ishte dikush që u lejua nga xhandarmëria t’i afrohej muralit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.