×
  • Lajme
  • Rajon

    Pas votimit në referendum, qytetari serb thyen kutinë dhe largohet

    Reporteri
    16 Janar 2022 | 17:59

    Një incident aspak i zakonshëm ka ndodhur në qendrën e votimit në komunën Savski Venac në Beograd.

    Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një qytetar pasi ka votuar e ka thyer kutinë e votimit.

     

    Ngjarja ka ndodhur krejt papritur dhe ka shkaktuar panik tek komisionerët e pranishëm.

    Pas incidentit të shkaktuar Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri është arrestuar.

    Mësohet se pas ndalimit nga policia Nogo brenda 48 orëve do të merret në pyetje në Prokurori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!